Portieri rrëzohet dhe vdes gjatë një ndeshjeje futbolli në Malajzi

Një portier vdiq pasi u rrëzua në fushë gjatë një ndeshjeje të ligës së futbollit në Malajzi, raportuan mediat shtetërore të dielën.
Firos Mohamed, një ish-portier i Klubit të Futbollit Penang të Malajzisë, vdiq pasi u rrëzua gjatë një ndeshjeje për Kupën Dr Zambry Abd Kadir në stadiumin e Këshillit Bashkiak të Manjung të shtunën vonë, raportoi agjencia e lajmeve Bernama.
Autoritetet konfirmuan se Firos vdiq nga një atak në zemër. Ai u transportua menjëherë në spital ku mjekët e shpallën të vdekur, shkruan AA.
Penang FC gjithashtu e konfirmoi lajmin në një deklaratë në rrjetet sociale.
Disa video u bënë virale që tregonin Firosin, 53 vjeç, duke u rrëzuar derisa luante kundër Kedah Football Club.
Në turne morën pjesë legjenda nga katër shtete Perak, Penang, Perlis dhe Kedah.
Firos la një trashëgimi të qëndrueshme në vitet 1990 si një portier i shquar në Penang dhe në nivel kombëtar.
Penjaga gol Penang Legend All Stars, Firos Mohamed telah meninggal dunia.
— Malaysia Gazette (@MalaysiaGazette) July 6, 2025
Beliau rebah tidak sedarkan diri ketika perlawanan sempena Kejohanan 4 Penjuru All Stars dan terus dibawa ke hospital sebelum disahkan meninggal.#malaysiagazette #Takziah pic.twitter.com/sG1jMCzN1n