75 Mall Live Search
16:34 / E Enjte, 31 Korrik 2025 / Gj. Sh

​Portugalia do të njohë shtetin e Palestinës

Portugalia planifikon të njohë shtetin e Palestinës “aq shpejt sa në shtator”, raportoi të enjten media lokale.

Zyra e kryeministrit Luis Montenegro tha se nëse plotësohen kushtet “e paraqitura dhe kryesisht të vërtetuara nga shtetet e pranishme” në konferencën e OKB-së, Portugalia mund të njohë shtetin palestinez “sa më shpejt në shtator, në Asamblenë e 80-të të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara” në Nju Jork”, raportuan gazetat Diario De Noticias dhe të tjera.

Montenegro do të konsultohet së pari me Marcelo Rebelo de Sousa, presidentin e vendit, dhe partitë në parlament, raporton Anadolu, përcjellë KosovaPress.

Zyra e kryeministrit gjithashtu tha se më parë ka “shpjeguar kushtet ose parakushtet për fillimin e procesit të njohjes”, konkretisht “marrëveshjen me një grup vendesh me të cilat kemi mbajtur dialog të përhershëm dhe që kanë marrë pjesë aktive në këtë konferencë”.