75 Mall Live Search
22:48 / E Mërkurë, 23 Shkurt 2022 / AR

​Premier Ligë/ Liverpooli kërcënon Cityn, mposhtet Tottenhami

Janë zhvilluar të mërkurën tri ndeshje në kampionatin anglez Premier Ligë, të prapambetura për shkak të rasteve me Covid-19 javë më parë.

Liverpooli ka regjistruar një fitore të re duke e mposhtur Leds Unitedin me rezultat të thellë 6-0 në “Anfield Raod” me dy golat e Mohamed Salah, dy të tjerë nga Mane dhe nga një të Joel Matip dhe Van Dijk, transmeton KosovaPress.

Kjo fitore e çon skuadrën e Jurgen Klopp në kuotën e 60 pikëve në vendin e dytë, vetëm tri më pak se lideri Manchester City.

Në ndeshjen tjetër, Tottenhami është befasuar duke u mposhtur me rezultat minimal 1-0 nga Burnleyt, vetëm pak ditë pas fitores ndaj Manchester Cityt.

Skuadra e Contes ka vetëm një fitore dhe katër humbje në pesë ndeshje e fundit në kampionatin anglez duke u renditur në vendin e tetë me 39 pikë.

Ndeshja tjetër ishte ajo ndërmjet Watfordit dhe Crystal Palace e cila u mbyll me fitoren e mysafirëve me rezultat 4-1.