75 Mall Live Search
15:40 / E Mërkurë, 07 Shtator 2022 / LB

​Presidenti i Sllovenisë Borut Pahor është pritur nga presidentja Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me nderimet më të larta shtetërore, ka pritur në takim presidentin e slloven, Borut Pahor.

Pas takimit të përbashkët dy presidentët do të mbajnë konferencë për media.

Presidenti Pahor do të takojë edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Pahor po qëndron në Kosovë në vigjilje të samitit të Brdo-Brijunit, i cili do të mbahet në Slloveni.