75 Mall Live Search
00:01 / E Mërkurë, 22 Tetor 2025 / Burim

​Presioni e bëri të vetën, Villarreal – Barcelona nuk do luhet në SHBA

Protesta e futbollistëve dhe presioni i ditëve fituan mbi La Liga që më në fund hoqi dorë nga plani për zhvillimin e sfidës mes Villarreal dhe Barcelonës në Miami.

Liga Spanjolle komunikoi zyrtarisht se kjo sfidë nuk do të luhet në token amerikane pikërisht në Florida. Relevent, kompania promovuese e kësaj ndeshjeje e gjendur përballë këtij presioni që arriti kulmin me notën e protestës drejtuar Këshillit Superior Sportiv vendosi të tërhiqet përfundimisht nga kjo ide.

‘La Liga shpreh keqardhjen e thellë që ky projekt që do të shërbente për ndërkombëtarizimin e futbollit spanjoll nuk do të realizohet-thuhet ndër të tjerat në komunikatën zyrtare të La Liga-zhvillimi i një ndeshjeje tonë jashtë kufijve do të ishte një hap vendimtar drejt zgjerimit global të imazhit të kampionatit tonë duke përforcuar praninë ndërkombëtare të klubeve dhe përfshirjen e futbollistëve dhe markës së futbollit spanjoll në një treg strategjik si SHBA’, shkruan TCh.

Në fund La Liga thekson se falënderon klubet për disponibilitetin e tyre në këtë projekt dhe shtoi se do të vijojë punën për ta çuar futbollin spanjoll në çdo cep të botës.