75 Mall Live Search
11:54 / E Martë, 06 Shtator 2022 / LB

​Prishtinë/ E ngacmoi seksualisht dhe pastaj e goditi viktimën arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka njoftuar se një rast i ngacmimit seksual ka ndodhur në Prishtinë. Sipas raportit të policisë rasti ishte lajmëruar në polici më 19 gusht, ndërkaq dje është arrestuar personi i dyshuar.

Rasti është inicuar si ngacmim seksual.

“Rr. “Ferat Dragaj”, Prishtinë 19.08.2022 – 09:00. Më 05.09.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ngacmuar dhe më pastaj e ka goditur viktimën femër kosovare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.