11:23 / E Mërkurë, 13 Maj 2020 / indeksADMonline

​Programi i rimëkëmbjes të fokusohet në përkrahjen për gratë ndërmarrëse

Ipeshkvia e Kosovës ka njoftuar se me kërkesë së Selisë së Shenjtë më 14 maj do të organizohet “Dita e Lutjes kundër Covid-19”, andaj ka kërkuar nga të gjitha religjionet dhe njerëzit vullnetmirë që të bashkohen kësaj thirrjeje.

Kjo është deklarata e plotë e Selisë së Shenjtë:

Të dashur besimtarë/e,

vëllezër e motra të të gjithë njerëzimit!

E gjithë bota po përballet me një rrezik të madh që ka marr jetët e mijëra njerëzve dhe vazhdon të kërcënoj jetët e miliona njerëzve të tjerë për shkak të përhapjes së pandemisë coronavirus (COVID-19).

Duke e çmuar rolin e medicinës dhe kërkimeve shkencore që bëhen për ta mundur këtë pandemi, ne s’duhet të harrojmë që përballë kësaj krize të rëndë të kërkojnë mbështetje në Zotin. Për këtë arsye duam t’i ftojmë të gjithë njerëzit e botës që të luten secili sipas bindjeve të tyre fetare, të agjërojnë dhe të bëjnë vepra bamirësie, me njetin që të ndalet pandemia. Secili prej nesh, kudo që ndodhet dhe sipas mësimeve të traditave përkatëse të feve dhe filozofive, le të kërkoj prej Zotit që të na vijë në ndihmë të gjithëve në këtë katastrofë; t’i frymëzojë shkencëtarët për ta gjetur sa më shpejt një kurë për virusin dhe ta shpëtojnë botën nga pasojat e kësaj pandemie të rëndë në fushën e shëndetit, ekonomisë dhe humanitetit.

Në aktualizimin e objektivave të Dokumentit mbi Vëllazërinë Njerëzore, Komiteti i Lartë për Vëllazërinë Njerëzore propozon që të kremtohet ditën e enjte, më 14 maj 2020 një Ditë Botërore e lutjes, agjërimit dhe veprave të bamirësisë. P

Që t’u përgjigjemi bashkërisht kësaj ftese, ta thirrur Zotin e gjithëpushtetshëm që ta shpëtojë botën, të na ndihmojë ta kalojmë pandeminë, ta rikthejmë sigurinë, stabilitetin, shëndetin dhe mirëqenien, në mënyrë që pasi të përfundojë kjo pandemi, Toka e jonë të mund të jetë më e mirë se përpara një vend i ngrohtë për njerëzimin dhe vëllazërinë njerëzore.