07:57 / E Shtunë, 25 Maj 2019 / indeksADMonline

​Prokurorët antiterrorizëm hetojnë shpërthimin në Lion

Specialistët për antiterrorizëm kanë filluar hetimet në lidhje me shpërthimin në qendër të Lionit ku pati dhjetëra të plagosur, njoftuan sot prokurorët francezë.

“Policia po kërkon për një burrë që ka lidhje me shpërthimin”, deklaroi një zëdhënës i policisë.

Sipas raportimeve mediatike, i dyshuari është larguar me biçikletë.

Nga ana tjetër, presidenti francez, Emmanuel Macron e përshkroi incidentin si një sulm, gjatë një interviste me Hugo Travers, një personalitet në “You Tube”.