75 Mall Live Search
11:23 / E Martë, 16 Qershor 2020 / indeksADMonline

​68 aktakuza kundër 77 personave, gjatë 24-orëve

Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24- orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 68 aktakuza kundër 77 personave, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, Prokurori i shtetit ka ndaluar për 48 orë dhjetë persona, si edhe ka bërë pesë kërkesa për caktimin e paraburgimit të nëntë personave.

Prokuroria Themelore e Prishtinës, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar katër persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur tri kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për shtatë persona të dyshuar, si edhe ka ngritur ka ngritur 11 aktakuza kundër 12 personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore e Prizrenit ka ndaluar dy persona për dy vepra të ndryshme penale, ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur 18 aktakuza kundër 18 personave, ndërsa Prokuroria Themelore e Pejës ka ngritur tri aktakuza, kundër pesë personave. Kjo prokurori gjatë ditës së hënë ka bërë një kërkesë për sekuestrimin e një furgoni dhe masës drusore të cilat dyshohen të jenë përdorur apo përfituar përmes veprës penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur 9 aktakuza kundër 12 personave për vepra të ndryshme penale, ndërsa Prokuroria Themelore e Gjakovës, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar katër persona në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka bërë dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy personave, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale dhunë në familje.

Po ashtu, kjo prokurori gjatë 24-orëve të fundit ka ngritur 10 aktakuza kundër 11 personave.

Brenda 24- orëve Prokuroria Themelore e Mitrovicës, ka ngritur 11 aktakuza kundër 11 personave, për vepra të ndryshme penale. Prokuroria Themelore e Ferizajt, gjatë 24-orëve të fundit, ka ngritur gjashtë aktakuza kundër tetë personave për vepra të ndryshme penale.