09:21 / E Premte, 18 Tetor 2019 / indeksADMonline

​Propozimi i Milanit dhe Interit për stadiumin e ri, ja ku do ndërtohet

Milani dhe Interi shkojnë përpara së bashku, shumë kompaktë dhe me objektivin për të ndërtuar stadiumin e ri në zonën ku ndodhet aktualisht “San Siro” i vjetër.

Këtë zgjedhje e kanë shpjeguar përfaqësuesit e dy klubeve, të cilët në pallatin Marino kanë takuar specialistë të ndryshëm të  komunës së Milanos, të cilët janë thirrur për të vlerësuar projektin, transmeton Indeksonline.

Dy klubet e kanë bërë tashmë propozimin e tyre dhe alternativa e vetme sipas tyre është të ndërtohet një “San Siro” i ri në “San Siro”./Indeksonline/