21:03 / E Enjte, 05 Prill 2018 / indeksADMonline

​Protesta kundër qeverisë sllovake

Mijëra qytetarë protestuan sot në shumë qytete sllovake kundër qeverisë.

Protestuesit kërkuan hetime të pavarura lidhur me vrasjen e gazetarit investigativ, Jan Kuciak dhe të dashurës së tij, Martina Kusnirova, i cili po hetonte për raste të mundshme korrupsioni në nivel qeveritar

Protestuesit kërkuan edhe zëvendësimin e shefit të policisë sllovake, Tibor Gaspar.

Vala e protestave ka shkaktuar deri tani dorëheqjen e kryeministrit, Robert Fico dhe të koalicionit të tij qeveritar.

Presidenti i vendit, Andrej Kiska ka emëruar në postin e Ficos, zëvendësin e tij, Peter Pellegrini.