09:58 / E Enjte, 13 Shkurt 2020 / indeksADMonline

​Protestuesit s’lejojnë autobusët me punëtorë drejt Stantërgut

Protestuesit kanë liruar rrugën për automjetet e vogla, derisa nuk po i lejojnë autobusët me punëtorë të qarkullojnë për në Stantërg.

Në shenjë pakënaqësie me procesin e fundit të punësimit në ndërmarrjen “Trepça”, dhjetëra protestues, në ditën e katërt të protestës së tyre, kanë bllokuar sot në mëngjes rrugën Mitrovicë-Stantërg.

Ata rreth orës 6:30, te Tuneli i Parë, kanë vendosur në rrugë disa automjete, duke paralizuar kështu lëvizjen e plotë nga Mitrovica në drejtim të Stantërgut dhe anasjelltas.