75 Mall Live Search
16:29 / E Enjte, 16 Qershor 2022 / MSH

​Protestuesit tentojnë të hynë në Kuvend, ballafaqohen me policinë

Është tensionuar sërish situata para Kuvendit, pasi protestuesit kanë tentuar të depërtojnë kordonin e policisë për të hyrë në objektin e Kuvendit të Kosovës.

Në Kuvend sot ishte e paraparë të mbahej seancë plenare, e cila aktualisht ka pauzuar.

Ata janë ndaluar nga pjesëtarët e Njësisë Speciale të Kosovës.

Ndërkohë, është parë edhe ushtruesi i detyrës së OVL-UÇK, Faton Klinkau derisa ka tentuar t’i largojë protestuesit të cilët qëndronin duke u shtyrë me policët.

Nga Qeveria, protestuesve u është dorëzuar ftesa për takim me kryeministrin Kurti, e cila nuk është shqyrtuar akoma.