12:28 / E Martë, 05 Maj 2020 / indeksADMonline

​PSD-ja “vendos” në karantinë Qeverinë, kërkon dorëheqjen e Vitisë dhe Sveçlës

Partia Socialdemokrate përmes një aksioni simbolik para qeverisë së Kosovës ka kërkuar dorëheqjen e ministrit në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia dhe ushtruesit të detyrës së ministrit të Brendshëm, Xhelal Svecla.

Sipas tyre ata janë përgjegjësit kryesor për rastin tragjik të 26 vjeçarit në Qendrën e Studentëve.

Përmes këtij aksioni, anëtari i kryesisë së PSD-së, Zgjim Hyseni tha se po e vendosin qeverinë në karantinë.

Ai adresoi edhe kritik, siç tha keqmenaxhimin e karantinës.

Në gjithë hyrjen kryesore të objektit të ekzekutivit u vendosën letra me mbishkrimin, “Ruaj distancën nga objekti-Qeveria në karantinë”.