PSG-Skriniar, këto janë zhvillimet e reja në këtë tretativë

Paris Saint-Germain po i vazhdon bisedimet me Interin dhe janë të bindur se mund të arrijnë një marrëveshje për Milan Skriniar me një kosto prej 60 milionë euro plus bonuse.
Ditët e fundit ka pasur spekulime për propozime të ndryshme të bëra dhe të refuzuara nga ana e Interit..
Sipas “RMC Sport”, nuk ka pasur asnjë ofertë zyrtare me shkrim si e tillë, sepse së pari PSG dëshiron të vazhdojë bisedimet derisa të arrijë një shifër për të cilën të gjithë mund të bien dakord.
Ky raport sugjeron që ata shpresojnë se kjo shifër është 60 milionë euro plus shtesat, përcjellë KosovaPress.
Interi ka kërkuar të paktën 80 milionë euro për t’u ndarë me qendërmbrojtësin, por duke pasur parasysh se ai ka vetëm një sezon më shumë në kontratën e tij me klubin dhe ata kanë Gleison Bremer të Torinos tashmë të bllokuar.
PSG është favorit për Skriniar, por interesohen edhe Chelsea, Manchester United dhe Tottenhami.