12:35 / E Martë, 16 Qershor 2020 / indeksADMonline

​Qendra e Pestë e Mjekësisë Familjare, në Prishtinë, bëhet me tunel dezinfektues

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur se Qendra e Pestë e Mjekësisë Familjare në kryeqytet është bërë me tunel dezinfektues.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se janë të përkushtuar që së bashku me qytetarët të kalojnë pandeminë me koronavirusin.

Ahmeti, njëherësh u ka bërë sërish thirrje qytetarëve që të vazhdojnë respektimin e masave kundër përhapjes së COVIDIT-19.

Komuna e Prishtinës dje ka konfirmuar 46 raste me COVID-19, në ditën më të keqe për Kosovën, ku në nivel vendi u regjistruan gjithsej 129 raste të reja.