75 Mall Live Search
11:51 / E Hënë, 15 Qershor 2020 / indeksADMonline

​Qeveria e shtynë për nesër rishikimin e buxhetit

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e rregullt, ka vendosur që prej 22 të këtij muaji të hapen për qarkullim edhe katër pika kufitare.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, tha se kjo po bëhet për shkak të fluksit të madh të qytetarëve që po e kalojnë kufirin pas pandemisë.

Kabineti ndryshoi dhe plotësoi vendimin e Qeverisë nr. 02/38 të 31 majit 2020.

“Kishim përcaktuar pikat kufitare që u hapën më 31 maj, por është parë e domosdoshme nga fluksi i madh i qytetarëve që drejtohen në ato pika, kemi parë të nevojshme të hapen edhe pikat Qafë-Prush, Qafë- Morinë, Muçibabë dhe Mutivodë. Ky vendim të hyjë fuqi më 22 të këtij muaji”, tha Zemaj.

Kabineti qeveritar ka bërë shqyrtimin dhe votimi e projektplanit të punës së Qeverisë për vitin 2020 dhe planin indikativ të punës së Qeverisë për vitet 2021 dhe 2022.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti tha se pret nga kabineti angazhim maksimal për zbatimin e planit të punës.

“Puna e Qeverisë dhe aktivitetet kryesore bazohen në këto prioritete qeveritare dhe janë plotësisht të përshkruara në programin qeverisës, duke filluar nga prioriteti ynë i parë, menaxhimi i pandemisë për të vazhduar me rimëkëmbjen ekonomike”, tha Hoti.

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë është votuar edhe plotësimi dhe ndryshimi i rregullores për fushat e përgjegjësisë administrative të Zyrës së kryeministrit dhe ministrive.

Gjithashtu sot, ndër të tjera u votua propozimi për t’i kërkuar presidentit autorizimin për nënshkrim të marrëveshjes së kredisë midis Republikës së Kosovës dhe Bankës Botërore, përfaqësuar nga Asociacioni Ndërkombëtar për Zhvillim, për Financimin e “projektit emergjent Covid- 19 për Kosovë.

Hoti ka njoftuar se rishikimi i buxhetit, shtyhet për mbledhjen e nesërme për shkak se ende nuk i kanë marrë të gjitha raportet nga institucionet buxhetore.