13:09 / E Premte, 05 Qershor 2020 / indeksADMonline

​Qeveria e Hotit miraton programin për vitin 2020-2023

Dy ditë pasi mori besimin e deputetëve, Qeveria e Hotit në mbledhjen e së premtes ka miratuar programin qeverisës për vitin 2020-2023.

Kryeministri, Avdullah Hoti, duke arsyetuar këtë program tha se në planin afatshkurtër përfshin rimëkëmbjen ekonomike, luftën ndaj pandemisë, luftimin e korrupsionit dhe përmbylljen e dialogun me Serbinë në kufijtë ekzistues.

Ndërsa, vartësi i Hotit, zëvendëskryeministri Besnik Tahiri tha se në kuadër të programit qeverisës është paketa e reformave shtetërore. E që sipas tij hynë edhe Ligji për Qeverinë e Kosovës.

Krahas këtyre, në mbledhjen e dytë të Ekzekutivit, zëvendësja e katërt e kryeministrit Hoti, Albulena Balaj-Halimaj tha se primare duhet të jenë edhe reformat pensionale.

Për shtetit e së drejtës foli zëvendëskryeministri tjetër, Driton Selmanaj, por që tha se nuk është e qartë ende sa a do të bëhet procesi i vetingut në drejtësi, apo jo?

Para votimit të programit qeverisës folën edhe disa prej ministrave të kabinetit të Hotit, të cilët sipas dikastereve tyre potencuan prioritetet e tyre.