19:25 / E Mërkurë, 01 Korrik 2020 / indeksADMonline

​Qeveria rumune premton 100 miliardë euro ndihmë për ekonominë

Qeveria liberale rumune premtoi sot investime prej 100 miliardë eurosh deri në vitin 2030 për të ndihmuar ekonominë e saj të prekur nga COVID-19 dhe pavarësisht deficitit publik tashmë të madh.

“Duam ta rindërtojmë Rumaninë mbi shtylla të qëndrueshme”, tha kryeministri rumun, Ludovic Orban, duke ndjekur shembullin e qeverisë britanike, e cila premtoi dje një revolucion në infrastrukturë.

Në veçanti, Orban dëshiron të zgjasë rrjetin e autostradave me 3 000 kilometra dhe të modernizojë hekurudhat.

Me vetëm rreth 800 kilometra autostradë, Rumania ka një nga rrjetet më pak të dendura në BE, i cili, sipas analistëve, është një pengesë për investimet e huaja./atsh