Qytetarët e gjuajnë me domate Macronin

Presidenti i rizgjedhur francez Emmanuel Macron, gjatë një vizite në tregun e Cergy, ishte shënjestër e goditjeve me domate, por nuk u qëllua drejtpërdrejt.
Ishte dalja e parë e Macron mes njerëzve pas rizgjedhjes së tij në krye të shtetit dhe teksa po fliste me banorët që erdhën për ta përshëndetur, një domate fluturoi drejt tij. Megjithatë, ajo nuk e goditi, por përfundoi në xhaketën e truprojës së tij.
Ngjarja ka ndodhur gjatë shëtitjes në prefekturën e Val-d’Oise dhe vizita në Pallatin Elysee u njoftua vetëm mëngjesin e së mërkurës.
Shërbimi i sigurisë ka reaguar menjëherë dhe ka mbrojtur presidentin me çadër, shkruan BFMTV.
Macron visé par un jet de tomates à Cergy pic.twitter.com/it0mANtU2I
— Nils Wilcke (@paul_denton) April 27, 2022