13:46 / E Martë, 09 Qershor 2020 / indeksADMonline

​Radiotaksitë ia “kërcasin” protestave, para objektit të Komunës së Prishtinës

Shoqata e Radiotaksive, në shenjë pakënaqësie për moskrijimin e kushteve për punë nga Komuna e Prishtinës, tri ditë rresht do të protestojnë para objektit të kësaj të fundit.

Vendimi për protesta është marrë sot nga Shoqata e Radiotaksive në takimin e mbajtur në zyrat e Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës.

Protestat mbahen prej 15 deri 17 qershor, ku 50 vetura të autotaksive do të parkohen përreth objektit të komunës pa e penguar komunikacionin, nga ora 11.00 deri në orën 12.00.