75 Mall Live Search
17:31 / E Shtunë, 02 Mars 2019 / indeksADMonline

​Rama: 17 çështje gjyqësore në proces për shpifje nga deputetët, 44 janë rrugës

Shtatëmbëdhjetë çështje gjyqësore me Fabrikën e Shpifjeve, janë tanimë në proces dhe për 10 prej tyre pritet vetëm data e seancës.

Kështu informoi sot kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama duke iu referuar padive që janë bërë për shpifje nga ana e deputetëve të mazhorancës.

“Më në fund do fillojnë të dalin para gjykatës dhe të shohim, a do nxjerrin prova a do nxjerrin lekë për të blerë libra shkollat”, tha Rama, duke komentuar deklaratat e opozitës.

Po ashtu, kryeministri informoi se, 44 çështje të tjera janë rrugës.