Rama- demokratëve: Lërini humbësin kronik dhe personazhin pa seli të listës së zezë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka treguar se cka i vije t’u thotë demokratëve kur sheh siç i ka quajtur ai Lulzim Bashën e Sali Berishën dy kufoma politike që fajësojnë njëra-tjetrën se kush është shërbëtori i tij.
“Kur shoh këto dy kufoma politike që luajnë kështjellash në mes të Tiranës dhe fajësojnë njëra-tjetrën se kush është shërbëtori im, më vjen t’u lëshoj demokratëve një kushtrim të megjithëzemërt: Ejani t’i japim ç’mundemi Shqipërisë, të bashkuar si shqiptarë, si qytetarë, si njerëz. Lërini në fatet e parashkruara humbësin kronik të selisë blu dhe personazhin pa seli të listës së zezë, të cilët të kujtojnë të dy fjalët e Xhokerit, “Skam asgjë për të humbur. Asgjë s’më dhemb dot më. Tashmë jeta ime është thjesht një komedi”! Sa u shkon ai llafi… Varu teneqet”, ka shkruar Rama në Twitter.