75 Mall Live Search
11:13 / E Hënë, 08 Shtator 2025 / KV

​Rama kritika ambasadorëve: Rezultati lë për të dëshiruar

Për kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, diplomacia ekonomike është pika më e dobët e bilancit të ambasadave shtetit nëpër botë.

Gjatë fjalës së mbajtur në takimin tre ditor me ambasadorët e Shqipërisë, kreu i qeverisë tha se kontributi i përfaqësive është thuajse inekzistent.

“Një element kyç që mbetet hallka më e dobët e punës së Shërbimit Diplomatik është diplomacia ekonomike ku roli i përfaqësive tona është i dobët dhe ku përjashto raste specifike që lidhen me natyrën dhe vullnetin e ndonjë ambasadori, kontributi është inekzistent. Është bërë një konferencë e dedikuar për përfaqësitë diplomatike në funksion të diplomacisë ekonomike, por rezultatet lënë për të dëshiruar. Ky aspekt duhet të jetë prioritet i ambasadave”, tha Rama, raporton Top Channel.

Sipas tij sa i përket politikës së jashtme, qeveria në Tiranë ua ka lehtësuar punën.

“Ndryshe nga si ndodhte më parë kur kancelaritë evropiane ishin të largëta për përfaqësitë tona, sot kancelaritë ndërkombëtare janë vetëm një telefonatë larg nga Tirana. Puna juaj duhet të jetë e fokusuar te rritja e intestitet të lidhjeve me botën ekonomike, e cila është tejet e zhvilluar në Evropë. Duke shfrytëzuar impaktin e Shqipërisë mund të bëjmë shumë së bashku”, tha ai.

“Rezultati lë shumë për të dëshiruar”, theksoi ai.