21:04 / E Enjte, 20 Qershor 2019 / indeksADMonline

​Rama në Shkodër: Një popull i tërë nuk mund t’i hapë rrugë një tufe

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në sheshin e Shkodrës, aty ku pak metra më larg opozitarët shkodranë janë duke protestuar me në krye kryetaren e Bashkisë Voltana Ademi.

Në fjalën e tij Rama u shpreh se një popull i tërë nuk mund t’i hapë rrugë një tufe që kërkon shtyrjen e zgjedhjeve, sepse sipas tij edhe pas këtij procesi historia nuk mbaron dhe kjo do shpërblente vetëm një pakicë që i imponohet shumicës. .

“Unë e di shumë mirë as unë e as qeveria ikën se ata hidhen përpjetë. Parlamenti është aty. Ikën, e festuan sikur çliruan Shqipërinë. Tani janë kujtuar po janë vonë. Bashkite 75% të pushtetit i drejtojmë. Për çfarë duhet bërë kjo? Pse mos i biem shkurt? Nëse i biem shkurt kjo na nxjerr shumë gjatë. Nëse e shtyjmë nuk mbaron më historia, sepse ajo që ndodh me shtyrjen është shpërblimi i një pakice që do të imponohet me shumicën. Nëse ky mësim ndodh kështu atëherë nesër çohet tjetri. Politikanët shqiptarë hilen e mësojnë para rregullave. Një popull i tërë nuk mund t’i hapë rrugë një tufe”, tha Rama./Ora News/