Rama: Qeverinë Kurti mund të rrëzojë vetëm një protestë e Albnit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shprehur sërish mospajtimet me Kosovën për iniciativën e “Ballkanit të Hapur”, mirëpo ka theksuar se kjo nuk e ndanë Shqipërinë me Kosovën.
Në konferencën e përbashkët me kryeministrin Albin Kurti, Rama tha se çdo marrëveshje që bëhet në kuadër të “Ballkanit të Hapur”, me shtetet rajonale, do të bëhet edhe me Kosovën.
Lidhur me vizitën e tij të djeshme në bizneset kosovare, Rama tha se ai ka të drejtën të vizitojë çdo sipërmarrës shqiptar dhe t’i ofrojë kushte.
I pyetur për raportimet se po punon për rrëzimin e Qeverisë Kurti, Rama tha se atë mund të rrëzon vetëm një protestë e Kurtit.
“Qeverinë Kurti mund të rrëzojë vetëm një protestë e Albnit, për sa kohë Albini nuk del në protestë nuk ka kush e rrëzon”, tha ai.
Nga ana tjetër, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti refuzojë të përgjigjet për Ballkanin e Hapur dhe çështjet tjera, por vetëm për mbledhjen e përbashkët të dy qeverive.