75 Mall Live Search
14:14 / E Mërkurë, 05 Qershor 2019 / indeksADMonline

​Ramë Lahaj performon në koncertin për nder të 20-vjetorit të çlirimit në SHBA

Tenori kosovar me famë botërore, Ramë Lahaj, mbrëmë ka magjepsur audiencën në Uashington ku performoi në koncertin për nder të 20-vjetorit të çlirimit të Kosovës.

Ky koncert ishte organizuar nga Ambasada e Kosovës në SHBA së bashku me Washington Performing Arts.Ambasadorja Vlora Çitaku deklaroi se Lahaj me zërin e tij fantastik i dëshmoi audiencës së së zgjedhur në Uashington se talenti nuk njeh kufij.

Poashtu, pati edhe një pikë të veçantë në këtë koncert ku u paraqit Vasel Shkreli i cili solli tingujt autokton të lahutës.