Rasti i Arben Beqirit, reagon Shoqata për Mbrojtjen e të Drejtave të Futbollistëve

Lajmi i publikuar në media lidhur me portierin Arben Beqiri i cili është diagnostifikuar me tumor në lukth tashmë ka prekur gjithë opinionin sportdashës në vend.
Kjo ka bërë që Shoqata për Mbrojtjen e të Drejtave të Futbollistëve në Kosovë të shqyrton mundësin për t’i dal në ndihmë portierit Beqiri.
Më poshtë njoftimi nga kjo shoqatë:
Shoqata për Mbrojtjen e të Drejtave të Futbollistëve të Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me Bordin e saj po shqyrton mundesitë për ta ndihmuar Arben Beqirin, portierin e Trepçës ’89.Shoqata ka kontaktuar me Arbenin për ta harmoinzuar këtë iniciativë. Arbeni është diagnostifikuar me tumor në lukth dhe ka nisur kimioterapinë.Shoqata fton të gjithë komunitetin futbollistik që ta sensibilizojnë këtë çështje me qëllim që t’i dalim në ndihmë Arbenit dhe ta përkrahim përgjatë kësaj sfide.Në ditët në vazhdim do t’ju njoftojmë me informacione shtesë për veprimet që do të ndërmarrim.
Me nderime Visar Zogiani, Kryetar i Shoqatës Për Mbrojtjen e të Drejtave të Futbollistëve të Kosovës.