75 Mall Live Search
11:17 / E Premte, 18 Tetor 2019 / indeksADMonline

​Reagon Drenica: S’është e vërtetë që u kemi borxh lojtarëve 2 paga

Dje në media kosovare është raportuar se tek klubi i futbollit Drenica, ka probleme financiare.

Madje në raportime u tha se Drenica ua ka borxh dy pagat e fundit lojtarëve dhe kështu kanë filluar pakënaqësitë e lojtarëve.

Sot ka reaguar menjëherë kryesia e klubit të Drenicës.

Ata nëpërmjet një reagimi në rrjetin social “Facebook” kanë përg♪ënjeshtruar lajmin se Drenica ua ka borxh 2 paga lojtarëve. Ata kanë konfirmuar se te klubi ka vonesë të pagës së fundit për 10 ditë dhe kryesia e klubit është duke punuar që edhe ky problem të tejkalohet./Indeksonline/