23:30 / E Mërkurë, 20 Prill 2022 / AR

​Reali fiton ndaj Osasunës dhe vë njërën dorë mbi titull

Real Madridi nuk lëshon pe në rrugën drejt titullit kampion në këtë edicion të La Ligas dhe ka vazhduar me një fitore të re duke e mposhtur Osasunën me rezultat të ngushtë 3-1 si mysafir.

Në këtë fitore të Real Madridit befasoi paraqitja e Karim Benzemas i cili dështoi të shënojë dy herë nga penalltia, por kjo nuk e zbehur paraqitjen e skuadrës së Carlo Ancelotti që arkëtoi tre pikë të reja duke iu falënderuar golave të realizuara në pjesën e parë nga Davide Alaba (12’) dhe Marco Asensio (45’) si dhe atë të Lucas në minutat shtesë, transmeton KosovaPress.

Golin e vetëm për Osasunën e realizoi Budimir në minutën e 13-të të ndeshjes.

Kur kanë mbetur vetëm edhe pesë ndeshje deri në përfundim të kampionatit spanjoll, Real Madridi e kryeson bindshëm tabelën me 78 pikë, 17 pikë më shumë se Atletico Madridi dhe 18 më shumë se Barcelona, por skuadra katalanase ka dy ndeshje më pak të zhvilluara.