19:49 / E Shtunë, 08 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

​Rekord i transfereve bankare drejt vendeve të varfra

Transferet e parave, një burim i rëndësishëm i të ardhurave për vendet e varfra, shënuan këtë vit një rritje të shpejtë dhe pritet të regjistrojnë një rekord të ri, sipas raportit të fundit të Bankës Botërore të publikuar sot.

Shifra zyrtare e parave të dërguara në vendet në zhvillim pritet të rritet me 10,8 % këtë vit, për të arritur në 528 miliardë dollarë.

“Ky rekord i ri vjen pas një rritje të konsiderueshme prej 7,8% të regjistruar në vitin 2017”, bën të ditur institucioni në një deklaratë, shkruan ATSH.

Në total, transfertat drejt vendeve të huaja, që përfshijnë transfertat që kanë si burim vendet e pasura, pritet të rriten në 689 miliardë në vitin 2018, ose një rritje prej 10,3%.