08:17 / E Enjte, 25 Gusht 2022 / LB

​Rënie e lehtë e rasteve aktive me Covid-19

Aktualisht në Kosovë numri i rasteve aktive me COVID është 3 mijë e 126.

Sipas të dhënave të fundit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në gjithë vendin janë regjistruar 363 raste të reja.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.835.361 doza të vaksinës, ku me dozën e parë janë vaksinuar 904,103 qytetarë.

Deri më sot 824.449 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, ndërsa janë dhënë 104.936 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Me dozën e katërt janë vaksinuar vetëm 1,680 persona.