75 Mall Live Search
17:11 / E Martë, 25 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

​Rihapet aeroporti në Sicili pas shpërthimit të vullkanit

Aeroporti në Catania, Sicili, u rihap sot me kapacitet të plotë një ditë pas mbylljes për shkak të shpërthimit të vullkanit në malin Etna.

Të paktën 130 tërmete u ndjenë në shpatet e këtij mali vullkanik më parë këtë javë dhe tërmeti më i fuqishëm ishte të hënën me magnitudë 4.3. Seria e tërmeteve është dukshëm më e qetë sot. 

Etna është një nga tre vullkanet aktive në Itali dhe ka qenë veçanërisht aktive që nga korriku.