Rikthimi te Milani dhe përfundimi i karrierës, flet hapur Carlo Ancelotti

Carlo Ancelotti mund të kthehet në Milan! Është vetë trajneri italian që nuk e përjashton në gjë të tillë të ardhmen.
Ai ka thënë se për të ardhmen e tij do të flas me Real Madridit, por ka shtuar se Milani është skuadër që e mban thellë në zemër.
“Do të flas për këtë ditën që do të mbyll aventurën me Real Madridin. Nëse e mbylli me Real Madridin pas 20 vitesh, mendoj se do të mund të tërhiqem në vend që të shkoj te Milani. Milani është një nga skuadrat e pakta që e mbaj në zemër sepse më rriti, jo si lojtar, por si trajner. Të shkoj atje si drejtor? Maldini po bën një punë të mrekullueshme. Nuk ka nevojë për dy “, ishin fjalët e Ancelotti për “Rai Radio 1”.
Kuqezinjtë janë të interesuar për sulmuesin e Real Madridit Asensio dhe trajneri italian e sponsorizon atë një operacion të tillë.
“Ai është një lojtar me cilësi të jashtëzakonshme: ai ka pësuar një dëmtim të madh në gju vitet e fundit, rikuperimi i tij ka qenë mjaft i ngadaltë. Ai është një lojtar i rëndësishëm dhe mund të bëj vetëm një vlerësim teknik. E ardhmja? Nuk e di se çfarë do të ndodhë: ai po flet me kompaninë për rinovimin e kontratës”, tha trajneri italian, përcjellë KosovaPress.
Nuk mund të mungonte një koment për Zlatan Ibrahimovicin: “Pas dorëheqjes ai mund të bëjë gjithçka, për shkak të njohurive të tij për futbollin dhe dinamikës në dhomën së zhveshjes”, tha në fund Ancelotti.