75 Mall Live Search
08:55 / E Hënë, 21 Tetor 2019 / indeksADMonline

​Rinumërohen mbi 58% e votave në vendvotime

Sipas raportimit të fundit të ditës së diele, numri i vendvotimeve me vota të rinumëruara ka shkuar në 310 sosh apo 58.60% e tyre.

Tashmë kanë mbetur edhe 220 vendvotime të tjera për t’u rinumëruar votat. Pas kësaj, do të vazhdohet me numërimin e votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta. 

Javën e kaluar, KQZ-ja me rekomandim të QNR-së mori vendimin, që të rinumërohen votat edhe 530 vendvotimeve të tjera.