23:27 / E Enjte, 24 Mars 2022 / MSH

​Roberto Mancini zbulon të ardhmen e tij

Eliminimi i Italisë në fazën e play-off it të Kampionatit Botëror “Katar 2022” ka lënë shije të hidhur tek futbolldashësit në këtë vend.

Këtë zhgënjim nuk mund ta përjetojë askush më afër dhe më rëndë se sa trajneri Roberto Mancini.

Menjëherë pas ndeshjes, Manicni ndër të tjera ka folur edhe për të ardhmen e tij

“Do të shohim. Tani ndihem shumë i zhgënjyer për të folur për të ardhmen time, do të shohim”, tha ai për “Rai Sport”.

“Jam i sigurt se ky ekip ka një të ardhme të shkëlqyer. Unë do t’i mbështes këta lojtarë tani më shumë se kurrë”, tha në fund ai.

Ky është kampionati botëror i dytë rresht që Italia nuk ia del të kualifikohet.