13:29 / E Shtunë, 10 Nëntor 2018 / indeksADMonline

​Robotët gati të pushtojnë edicionet e lajmeve!

Shpeshherë të kritikuar për mënyrën e të lexuarit si robotë të komunikatave të regjimit komunist, prezantuesit e televizionit kinez po përballen me konkurrencën e robotëve më natyralë se kurrë.

Duke e konsideruar si hera e parë në botë, agjencia Hsinhua prezantoi këtë javë një çift prezantuesish virtualë të revistave televizive duke iu bashkuar përpjekjeve të bëra nga Pekini për të inkurajuar teknologjitë e inteligjencës artificiale.

Njëri me kostum të zi, kravatë të kuqe, tjetri me xhaketë dhe kravatë gri, dy prezantuesit informatikë prezantojnë në ekran tekstin e futur në sistemin e tyre duke lëvizur buzët sipas tekstit të lajmit.

Njëri flet kinezisht, ndërsa tjetri anglisht.