75 Mall Live Search
11:13 / E Mërkurë, 25 Shtator 2024 / mp

​Rohde kërkon hapa konkretë për themelimin e Asociacionit…

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka kërkuar nga qeveria që të bëjë hapa konkretë për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Ambasadori Rohde tha se ky veprim është thelbësor për integrimin e serbëve në institucionet kosovare.

Rohde, nënvizoi nevojën që Kosova dhe Serbia të zbatojnë Marrëveshjen bazë të Brukselit dhe aneksin e Ohrit.

Këto komente, Rohde i bëri sot në edicionin e tretë të Samitit të Kosovës për Paqe dhe Demokraci.