Rolls-Royce i frikohet rënies së shitjeve pas Brexit-it
Marka prestigjioze britanike e automjeteve luksoze “Rolls-Royce”, arriti shitje rekord në vitin 2018, por po përgatitet për turbullira të lidhura me Brexit.
Prodhuesi i automjeteve është i detyruar ashtu si aktorët e tjerë të këtij sektori të jetë gati për çdo lloji situate mbi daljen nga BE-ja, që parashikohet në fund të marsit 2019, përfshirë edhe një mungesë marrëveshjeje që do të turbullonte shumë këmbimet me kontinentin.

Në një intervistë me të përditshmen gjermane, “Wirtschaftswoche” të botuar sot, drejtori i përgjithshëm i “Rolls-Royce”, Torsten Muller Otvos, njoftoi se uzina e tij në Gudud në jug të Anglisë do të mbyllet për dy javë në fillim të prillit për të evituar çdo problem në zinxhirin e prodhimit.
Këtë gjë ka vendosur të bëjë edhe një markë tjetër mitike britanike “Mini”, që i përket ashtu si “Rolls-Royce” gjigantit gjerman BMW.