Roma pas dy lojtarëve të Juventusit
Roma ka shfaqur interesim për dy lojtarët e Juventusit.
Është fjala për mesfushorin, Emre Can dhe sulmuesin, Mario Mandzukiq.
Sipas mediave italiane dy gjigantët italian janë duke biseduar mes veti për shërbimet e lojtarëve.
Roma gjatë kësaj verë ka qenë i interesuar për mbrojtësin, Daniele Rugani, mirëpo një transferim i tillë ka dështuar.
Can dhe Mandzukiq nuk kanë vend në formacionin e Sarrit dhe ka shumë mendime se do të largohen para se te mbyllet afati kalimtar.