75 Mall Live Search
20:10 / E Hënë, 17 Qershor 2019 / indeksADMonline

​Rrahja në LDK i kushton me vend pune

Shërbimi Korrektues i Kosovës e ka suspenduar zyrtarin korrektues R. G., pasi siç thuhet është përfshirë në rrahje gjatë kuvendit zgjedhor të LDK-së.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës pas njoftimit nga Policia e Kosovës se zyrtari korrektues me inicialet R. G është përfshirë në rrahje gjatë kuvendit zgjedhor të LDK-së, ka marr masa duke e suspenduar zyrtarin në fjalë dhe menjëherë ka iniciuar procedurën disiplinore.

Masa disiplinore do të mbetet në fuqi deri në vendimin final të komisionit disiplinor’, thuhet në njoftimin e Shërbimi Korrektues i Kosovës.