Rreth 10 mijë shqiptarë janë mbledhur në Hagë në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së

Rreth 10 mijë shqiptarë nga e gjitha bota janë mbledhur në afërsi të ndërtesës së Gjykatës Speciale për të protestuar në mbrojtje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Drejtësi dhe liri për çlirimtarët, ka thënë se po kërkojnë sot, përfaqësuesi Këshillit të Protestës për Evropë, Fatmir Koci.
“Protesta ka shkuar shumë mirë, po shihet që është një numër shumë i madh diku 10 mijë persona janë pjesëmarrës dhe ne si këshill organizativ i falënderojmë të gjithë për ndihmën, për përkrahjen dhe për mbështetjen që na kanë bërë, mesazhi ynë dihet, kërkojmë liri edhe drejtësi për krerët e UÇK-së”, deklaron ai.
Nga Kosova, Lugina e Preshevës, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, vende të ndryshme të botës dhe Amerika janë mbledhur sot shqiptarët për të protestuar në mbrojtje të UÇK-së.
“Po besoj shumë që do të dëgjohet mesazhi dhe kjo protestojë do të ndikojë pozitivisht në këtë gjykatë ku fatmirësisht qysh nga nesër zyrtarët amerikanë do të dëshmojnë, i pari do të jetë James Rubin dhe presim që do të ketë ndryshime të mëdha”, ka shtuar Koci për KosovaPress.
Kjo protestë vjen një ditë para fillimit të dëgjimit të dëshmitarit të parë të mbrojtjes