20:48 / E Enjte, 31 Mars 2022 / MSH

​Rreth 150.000 refugjatë ukrainas stehohen në Krakov të Polonisë

Qyteti i Krakov tani është shtëpia e rreth 150.000 refugjatëve ukrainas, thanë autoritetet lokale të enjten.

Para fluksit të njerëzve që iknin nga lufta në Ukrainë, qyteti kishte një popullsi prej 780.000 banorësh.

Rreth 7.000 refugjatë kanë marrë tashmë një numër identifikimi personal polak PESEL, i cili u bën të mundur qasjen në shërbimet publike, ndërsa rreth 5.000 fëmijë ukrainas janë regjistruar në sistemin shkollor të Krakovit.

Shumë shkolla në Krakov ofrojnë kurse të gjuhës ukrainase për mësues nga Polonia dhe kurse të gjuhës polake për mësues nga Ukraina. Në total, 79 shkolla kanë punësuar tashmë ‘asistentë mësues’ që dinë gjuhën ukrainase ose ruse, dhe të paktën gjuhën bazë polake dhe mund të veprojnë si përkthyes.

Tauron Arena e Krakovit, kompleksi më i madh sportiv dhe argëtues në Poloni, i cili është kthyer në një qendër refugjatësh, ka aktualisht 25 pika pritjeje ku ukrainasit mund të marrin ndihmë për çështje që lidhen me shëndetin, shërbimet sociale dhe punësimin.

Shefi i zyrës së shtypit të bashkisë, Dariusz Nowak, tha për agjencinë e lajmeve polake PAP se qëndrimi i refugjatëve financohet nga buxheti i drejtorisë lokale të ndihmës sociale.