75 Mall Live Search
10:56 / E Enjte, 01 Gusht 2019 / indeksADMonline

​Rriten përfitimet e Fiat-Chrysler, pavarësisht rënies së shitjeve

Gjiganti italo-amerikan i automjeteve “Fiat Chrysler Automobiles” (FCA) njoftoi sot një rritje me 14% të të ardhurave në tremujorin e dytë të 2019, pavarësisht faktit që kishte shitur më pak makina.

“Përfitimet neto arritën deri në 800 milionë euro (892 milionë dollarë), një rritje me rreth 100 milionë euro krahasuar me periudhën prill-qershor 2018”, sipas një deklarate të kompanisë.

Në të njëjtën periudhë, shitjet ranë me 11% në 1,16 milionë njësi.