75 Mall Live Search
23:52 / E Mërkurë, 14 Shtator 2022 / AR

​Rusia nuk duhet të presë heqjen e sanksioneve, paralajmëron BE

Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, ka paralajmëruar Rusinë se nuk duhet të presë që asnjë sanksion të hiqet në të ardhmen e afërt.

“Kjo është pagesa për rrugën e vdekjes dhe shkatërrimit të zgjedhur nga Putin,” tha ajo.

Vendet e BE-së po përballen me një krizë dimërore të karburantit pasi kompania shtetërore ruse e energjisë mbylli një tubacion të madh gazi në Gjermani, raporton Sky News.