21:58 / E Martë, 26 Maj 2020 / indeksADMonline

​Selimi: Nëse vendimi i Kushtetueses është i padrejtë ne nuk do të heshtim

Shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka deklaruar se VV nuk është organizatore e protestave por nuk ka të drejt askush të mohojë të drejtën për të protestuar.

Ai në Tv Dukagjini, tha se VV pret që Gjykata Kushtetuese të merr vendim të drejt.

“Të gjithë ne që e dimë, e njohim, e kemi lexuar, atëherë e dimë nëse vendimi do të jetë i drejt apo jo”, tha ai, derisa shtoi se mandatimin e presidentit për partinë e dytë e kanë dërguar në Kushtetuese për ta ndalur shkeljen e Kushtetutës nga ana e presidentit në mënyrë që gjykata të jetë gardiani i mbrojtjes së Kushtetutës dhe demokracisë në vend.