14:56 / E Martë, 27 Nëntor 2018 / indeksADMonline

​Serbët mbështesin Radojçiqin: S’ka kthim prapa – do të ketë ende protesta

Qytetarët serbë kanë protestuar sot sërish para selisë së EULEX-it në veri të Mitrovicës, kundër taksave ndaj mallrave të Serbisë dhe ndërhyrjes së policisë në atë pjesë, me ç’rast u arrestuan katër qytetarë serbë, të dyshuar për vrasjen e politikanit Oliver Ivanoviq.

Ata mbanin në duar flamuj të Serbisë dhe pankarta me mbishkrimet ‘Kemi të drejtë në bukë’, ‘Nuk kemi ilaçe’ dhe të ngjashme.

Protesta u ndoq nga një numër i madh i qytetarëve të pjesës veriore të Mitrovicës, të cilëve fillimisht iu adresua ish-kryetari i komunës së Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, i cili sot dha dorëheqjen së bashku me kryetarët e komunave të tjera serbe nga veriu i Kosovës.

Goran Rakiq, kryetari i Listës Serbe, ka bërë publike para të tubuarve dorëheqjen e tij dhe homologëve nga tre komunat tjera veriore me shumicë serbe. Sipas tij, vendimin për dorëheqje e kanë marr për shkak të siç u shpreh, veprimeve të Prishtinës nga të cilat pamundësohet një jetë normale për popullin serb në Kosovë.

Ai akuzoi bashkësinë ndërkombëtare se po hesht para të gjitha këtyre, të cilët sipas tij po pamundësojnë jetën normale të serbëve të Kosovës, ndërsa ka përmendur aksionin e policisë speciale për arrestimin e serbëve të dyshuar për vrasjen e  Oliver Ivanoviq, duke thënë se Prishtina zyrtare ka dashur të vrasë nënkryetarin e Listës Serbe Milan Radoiçiq.

“Vëlla jemi me ty”, tha Rakiq duke iu referuar të kërkuarit nga policia e Kosovës Milan Radoiçiq, njëri ndër të dyshuarit për vrasjen e Ivanoviq më 15 janar të këtij viti para selisë së tij në Mitrovicën e Veriut.

Për më tepër, Rakiq paralajmëroi se serbët se do të vazhdojnë çdo ditë protestat deri në heqjen e taksave 100 për qind ndaj produkteve serbe.

“Do të qëndrojmë këtu dhe më tutje. Ju bëj thirrje qytetarëve të vijnë në një protestë nesër në orën 12.00 në të njëjtin vend. Nga këtu nuk ka kthim,”, porositi tha ai.

Ndërkaq, drejtori i spitalit në veri të Mitrovicës, Millan Ivanoviq, të pranishmit i ka quajtur simbol të rezistencës, luftës për liri dhe qëndresës në të vetmin shtet, atë të Serbisë.

Protesta ka zgjatur rreth një orë dhe nuk është shënuar ndonjë incident.