75 Mall Live Search
08:54 / E Diele, 28 Qershor 2026 / b l

​Serbët nisin të mblidhen në Manastirin e Graçanicës

Qytetarët serbë që nga ora 08:00 e mëngjesit, kanë nisur të mblidhen në oborrin e Manastirit të Graçanicës për shënimin e festën e të ashtuquajturës “Vidovdan”.

Aty pritet të mbahet një meshë, derisa nën tingujt e muzikës në gjuhën serbe, qytetarët janë rreshtuar pranë portreteve të Jezu Krishtit dhe Shën Marisë, duke u lutur.

Në hyrje të manastirit janë të pranishme forcat e Policisë së Kosovës të cilat po kujdesen për sigurinë e manifestimit, ndërsa numri i pjesëmarrësve po vazhdon të rritet.