75 Mall Live Search
13:42 / E Premte, 25 Korrik 2025 / mp

​“Serbia po e pengon dialogun”, Hyland: Kosova duhet të jetë pjesë e NATO-s

Serbia po e pengon përparimin e dialogut me Kosovën, pasi kësisoj përfiton nga Rusia dhe Kina, tha të premten mbështetësi i çështjes shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), Christopher Hyland. Derisa shtoi se Kosova duhet jetë pjesë e rëndësishme e NATO-s.

Serbia po e pengon përparimin e dialogut me Kosovën, pasi kësisoj përfiton nga Rusia dhe Kina, tha të premten mbështetësi i çështjes shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), Christopher Hyland. Derisa shtoi se Kosova duhet jetë pjesë e rëndësishme e NATO-s.

Pas takimit që pati me kryeministrit me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, Hyland foli edhe për marrëdhëniet SHBA-Kosovë.

Theksoi rëndësinë që Kosova të jetë pjesë e NATO-s.

“Unë gjithmonë kam thënë, dhe do ta them edhe një herë, unë besoj se nëse Ppesidenti Trump do të ishte kryeministër i Kosovës, ai do të ndiqte pothuajse saktësisht të njëjtat politika, sigurisht nga një këndvështrim i marrëdhënieve të jashtme. Dhe unë mendoj se ne do të vazhdojmë të njohim se Kosova do të jetë dhe duhet të jetë një pjesë e rëndësishme e NATO-s. Dhe për këtë arsye unë besoj se çfarëdo keqkuptimi i përkohshëm që mund të ketë në këtë moment është vetëm kaq – i përkohshëm”, tha Hyland.

Ndërkaq lidhur me përfshirjen në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Hyland u shpreh se SHBA-ja duhet të lejojë një demokraci të pjekur që Kosova të shkojë drejt një marrëveshjeje me Serbinë.

Serbia nuk po e zbaton marrëveshjen e Brukselit dhe aneksin e marrëveshjes së Ohrit të vitit 2023. Kosova e ka akuzuar Serbinë se po e pengon procesin e zbatimit si dhe për mbështetjen e strukturave ilegale në veri të vendit. Ndërkohë, Serbia ka kritikuar Kosovën për, siç thotë ajo, refuzimin për të themeluar Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

Pavarësisht presionit nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara, të dyja palët kanë shfaqur pak vullnet politik për të ndërmarrë hapa konkretë në zbatimin e obligimeve të dakorduara, sidomos pas sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit.

Mbështetësi i çështjes shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), Christopher Hyland Serbia po e pengon në mënyrë të vazhdueshme përparimin e dialogut.

“Unë mendoj se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të lejojnë një demokraci të pjekur, konkretisht Kosovën, të ecë sa më shumë të jetë e mundur drejt një marrëveshjeje me Serbinë. Por jini të sigurt për një gjë: Serbia po e pengon në mënyrë të vazhdueshme këtë përparim sepse ata përfitojnë shumë kur nuk ka përparim. Ata marrin të gjitha llojet e shpërblimeve nga Bashkimi Evropian, nga Rusia, nga Kina, nga çdo forcë. Është shumë e rëndësishme të kuptohet kjo. Përderisa Serbia mban gjallë këtë përçarje, nuk do të ketë përparim, por do të ketë përfitime për Serbinë”, tha Hyland.

Ai foli edhe për krizën financiare të Radiotelevizionit të Kosovës (RTK), si pasojë e ngërçit politik.

“Kjo është një situatë shumë e rrezikshme. Është një situatë shumë e pafat. Që gazetarët që përbëjnë një pjesë kaq të madhe të transmetimit publik tani janë në rrezik është një situatë e pafat, por kjo flet për atë që ndodh kur individët nuk duan të përmbushin dëshirat e votuesve. Kjo flet për atë që ndodh kur Kushtetuta nuk lejohet të funksionojë ashtu siç është menduar të funksionojë”, u shpreh ai.