13:59 / E Hënë, 16 Maj 2022 / B O

​Serie-A ndryshon planin, ja kur i zhvillojnë ndeshje Interi dhe Milani

Titulli i kampionit për edicionin garues 2021/22 në kampionatin italian do të vendoset në xhiron e fundit, ndeshjet e së cilës do të zhvillohen në fundjavë.

Milani dhe Interi janë në garë për t’u kurorëzuar si më i miri në këtë edicion të Serie-A, edhe pse skuadra e Stefano Piolit ka përparësi të madhe pasi i nevojitet vetëm një pikë për t’u shpallur kampion.

Në ndeshjet e fundit Milanin luan si mysafir i Sassuolos, kurse Interi e pret Sampdorian në “Giuseppe Meazza”.

Fillimisht këto dy ndeshje ishin planifikuar të zhvillohen të dielën nga ora 15:00, por tani liga italiane ka ndryshuar orarin dhe ato të zhvillohen tre orë më vonë, përkatësisht nga ora 18:00.